“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e UNESCO-s. Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ky është një lajm i bukur.
Rama thotë se kjo është dëshmi e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie, e cila sipas tij, deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.