Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën akordimin e rreth 120 milionë eurove për të ndihmuar shtetet evropiane në mbrojtje të hapësirave publike në qytetet e tyre, gjithnjë e më shumë nën shënjestrën e sulmeve xhihadiste “low cost” si rasti i Barcelonës.

Plani i veprimit, i paraqitur nga ana e Brukselit, parashikon 18,5 milionë euro që nga 2017-ta për projekte ndërkombëtare për të përmirësuar mbrojtjen e hapësirave publike dhe 100 milionë euro në 2018 për të ndihmuar qytetet në investimet për çështjen e sigurisë.

Në korrik 2016, një burrë i cili po drejtonte i vetëm një kamion vrau 86 persona duke marrë përpara turmën në Nisë, (jug të Francës), gjatë ceremonisë së festës kombëtare shoqëruar me hedhjen e fishekzjarreve më 14 korrik.

Prej kohësh, disa sulme kanë prekur Evropën në vende të frekuentuara nga publiku, si rasti në shëtitoren e famshme të Ramblas në Barcelonë në gushtin e 2017.

Sulme në vende publike janë shënuar gjithashtu gjatë muajve të fundit në Londër, Mançester, Stokholm apo më tej edhe në Marsejë.