BRUKSEL, 18 maj 2013- Pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, Komisioni Evropian ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP. 

Vendimi nënkupton se TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë për një periudhë 25- vjeçare. 

“Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland. Sipas tij, nënshkrimi i këtij vendimi do të thotë se tashmë kemi çdo marrëveshje të mbyllur përpara vendimit të konsorcimuit Shah Deniz muajin e ardhshëm. 

Ai tha se Gazsjellësi Trans Adriatik është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin Kaspik në Evropë. Ndërkaq një tjetër drejtues i projektit TAP tha se, me njoftimin e sotëm ne jemi në “pole position” për të fituar të drejtën për të transportuar gazin Kaspik për në Evropë.