Një kontratë e përbashkët është nënshkruar mes kompanisë farmaceutike “Gilead” dhe Komisionit Europian për furnizimin deri në 500,000 doza me Remdesivir, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian.
Janë 36 nënshkrues të Marrëveshjes së Përbashkët të Prokurimit që marrin pjesë në këtë prokurim të përbashkët, duke përfshirë të gjitha vendet e BE-së, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe gjashtë vende kandidate dhe potenciale, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Mali i Zi, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Të gjitha vendet pjesëmarrëse tani mund të bëjnë porosi për “Veklury” emri i markës Remdisivir. Veklury aktualisht është i vetmi produkt medicinal i licencuar me kusht në BE për trajtimin e pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për oksigjen.
“Sot ne kemi siguruar Remdesivir për të trajtuar deri në 500.000 pacientë në nevojë. Përmes Prokurimit tonë të Komunitetit, ne fuqizojmë vendet në të gjithë Evropën që të bashkojnë forcat dhe të fitojnë akses në pajisje dhe ilaçe jetësore. Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku dhe kjo është solidariteti evropian në veprim kundër COVID-19.”, tha Stella Kyriakides, Komisioneri për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.
Nënshkrimi i këtij kuadri të përbashkët të prokurimit pason kontratën e Komisionit me “Gilead” për të siguruar 33,380 doza të “Veklury” shpërndarë në të gjithë BE dhe Mbretërinë e Bashkuar që nga gushti. Kjo kontratë u financua nga Faciliteti i Ndihmës Emergjente i Komisionit (ESI), në vlerë prej 70 milion €.