TIRANE, 9 tetor 2014 – Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Janë 25 deputetë të maxhorancës së sotshme, atëherë në opozitë, që rezultojnë të jenë si të përgjuar në arkivin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka zbardhur sot detaje nga raporti i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kaloi në sitë punën e SHISH. Në emision janë zbuluar disa nga të dhënat e raportit, ku përfshihen datat e përgjimit si dhe disa nga emrat e parlamentarëve që kanë qenë nën survejim.
Sipas të dhënave të transmetuara në “Opinion”, politikanët e përgjuar janë:
-
Edi Rama
-
Ilir Meta
-
Saimir Tahiri
-
Erjon Veliaj
-
Lulzim Basha
-
Astrit Patozi
-
Ilir Rusmajli
-
Sokol Olldashi
-
Tom Doshi
-
Armando Prenga
-
Paulin Stërkaj
-
Pjerin Ndreu
-
Taulant Balla
-
Ben Blushi
-
Besnik Bare
-
Ilir Beqaj
-
Mark Frroku
-
Vangjel Dule
-
Vasil Bollano
Gjatë emisionit të sotëm është zbuluar edhe një pjesë e bisedës mes Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së dhe Vasil Bollanos. Këta të fundit janë përgjuar para marrëveshjes zgjedhore të Ramës e Metës.
Gjithsesi, mësohet se raporti shprehet se përgjimi nuk ka qenë i qëllimshëm për ta, por se kanë rënë pre e aparaturës, në momentin kur kanë biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej këtij shërbimi.
Politikanët janë përgjuar indirekt ndërsa disa gazetarë janë përgjuar në mënyrë direkte. Emrat e gazetarëve të përgjuar nuk janë publikuar ende.
(vijon)





