Nuk është diçka e re që këngëtarja bukuroshe të provokojë me postimet e saj, por këtë nuk e kishim parë.

E zënë me koncerte pas nxjerrjes në treg të këngës së saj më të re, “Sje Për Mu”, Eni përsëri e gjen kohën që të ngacmojë pak ndjekësit e saj. Ajo ka postuar një foto në Insta story ku shfaqet krah një mashkulli dhe jo vetëm, por edhe shihet duke e puthur në pjesën anësore të buzës së tij. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një “të vërtetë”, pasi fatlumi në këtë rast nuk është gjë tjetër veçse një statujë dylli, shkruan InTv.

Ndoshta në postimin tjetër do të kemi më shumë fat dhe do të shohim një mashkull që jo vetëm është në gjendje të lëvizë, por edhe t'ia kthejë puthjen.