Pas vendimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim, ka reaguar ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Duke e cilësuar si një lajm të shkëlqyer për Shqipërinë, Bushati shkruan në Twitter se rekomandimi erdhi pas progresit të arritur nga vendi ynë.

"Komisioni Evropian përsërit rekomandimin Këshillit për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar ne progresin e arritur dhe kalendarit të miratuar në qershor të vitit 2018 prej Këshillit. Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë dhe për besueshmërinë e procesit të zgjerimit".