Rosela ka pak kohë që është shkëputur nga muzika, duke bërë një pauz të vogël në këtë drejtim, por ajo nuk ka hezituar të shpreh opinionin e saj në lidhje me kolegët.

Bëhet fjalë për këngëtaren Enca, Gu Gu dhe Xhesika Ndoj për të cilat Rosela shprehet: Nuk më lidh asgjë me këta emra dhe nuk i njoh fare e as nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk dua të gjykoj askënd, por për mua janë thjesht fenomene kalimtare, edhe pse më vjen keq tek shoh që mediat u kushtojnë një vëmendje të tepërt dhe kështu ndikojnë tek ata që i shohin.