Komisioni i Europës ka marrë në shqyrtim kërkesën e Parlamentit të Holandës, për kthimin e vizave për Shqipërinë, pas rritjes së kriminalitetit të me protagonistë shqiptarët.
Mësohet se Komisioni Europian është shprehur se kërkesa e Holandës do të shqyrtohet dhe do të merren akte konkrete nëse është e nevojshme.
“KE do të shqyrtojë me kujdes përmbajtjen e njoftimit, bazuar në informacionet relevante”, deklaroi zëdhënësja e KE, Natasha Bertaud.
Më tej thuhet se nëse do të dilet në përfundimin se ekziston nevoja e veprimeve specifike, por vendimi për pezullimin e regjimit pa viza nuk mund të merret dhe aq lehtë, ndaj duhet një analizë e kujdesshme.





