I pyetur se kë do zgjidhte mes Trump dhe Biden, kryeministri Edi Rama preferoi të mos komentonte zgjedhjet që mbahen sot në SHBA për Presidentin e ardhshëm.
Rama tha se më mirë do zgjidhte mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës dhe zgjodhi pikërisht këtë të fundit.
“Nëse me pyesni për preferencën mes Lulit e Monës iu them Bashën , por më çoni në Amerikë dhe më pyesni për dy njerëz që i kam miq nuk mund të them gjë. Kurse për Bashën po, se e kam mik.”, tha kreu i qeverisë.





