BRUKSEL, 13 nëntor 2013 – Komisioni Europian miratoi sot programin kombëtar të 2013-ës për Shqipërinë si një instrument asistence për të mbështetur reformat kryesore në vend.
Programi prej 82 milionë eurosh do të financojë 19 programe të cilat synojnë të mbështesin nevojat specifike të Shqipërisë, duke mbështetur reformat dhe investimet ne fushat kyce te tilla si qeverisja, drejtësia dhe çështjet e brendshme, transporti, mjedisi, punësimi dhe përfshirja sociale si dhe agrikulture dhe zhvillim rural.
“Shqipëria ka treguar angazhim për procesin e integrimit, gjë që është reflektuar edhe në rekomandimin e fundit të Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat. Reformat sidoqoftë nevojitet që të jenë të qëndrueshme dhe unë besoj se programi i këtij viti do të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim duke sjelle ndryshime pozitive për jetën e qytetarëve” -deklaroi komisionieri për zgjerimin Stefan Fyle.
Si një prioritet strategjik, programi do të ndihmojë që të forcojë pavarësinë e dhe eficensën e gjyqësorit dhe të përmirësojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend” deklaroi Komisioni Europian në njoftimin për shtypin.
Këto fonde do të mbështesin reformat konkrete në fushën e administratës publike, me qëllimin e vetëm, për të rritur besimin e qytetarëve Shqiptarë te administrata e saj shtetërore. Mbështetja do të shkojë edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, i cili është një nga sfidat më të rëndësishme që Shqipëria do të duhet të përballojë në vitet në vijim .





