Ish-mundësja Stacy Keibler dëshiron të bëhet një yll i ri në Holivud. Ka kërkuar nga i  dashuri, aktori George Clooney, që t’ia aranzhojë bisedat me agjentët e tij. Të gjithëve po u ankohet se i ka ardhur në ‘majë të hundës’ së qeni bukuroshe, e cila është vazhdimisht nën hijen e tij.“Më ka tërhequr sepse ishte sportiste. Kurrë nuk i kam dashur femrat e fiksuara pas bukurisë, ndërsa ajo më dukej natyrale,” tha Clooney për 33-vjeçaren Stacey.

Por qysh kur kanë filluar të jetojnë së bashku Stacey e ka zemëruar aktorin, sepse ajo kishte blerë një solarium dhe e kishte vendosur në dhomë. Ka filluar të injektojë botoks për të "hekurosur" rrudhat përreth syve. Modelistja shkon për korrigjime trupore në fshehtësi. Ajo nuk dëshiron që aktori 51-vjeçar ta zbulojë këtë, pasi që ylli i filmit “Ocean’s Eleven” vlerëson vetëm bukurinë natyrale. Kujtojmë se Clooney, vetëm një muaj pasi u nda nga aktorja italiane, Elisabetta Canalis, në vitin 2011, filloi romancën me Stacy Keibler.

Por, mbetet të shihet nëse do të vazhdojë me këtë lidhje Clooney, pasi dihet fare mirë se ai shumë shpejt mund të ndërrojë mendje e të ndahet nga ish-mundësja, gjë të cilën e ka bërë me shumë të dashura që ka pasur në jetë.

“Beqari i amshueshëm” aktualisht është i zënë me punën e regjisorit në filmin "The Monuments Men", në të cilin, përveç tij, do të luajnë edhe Daniel Craig, Bill Murray, John Goodman dhe Cate Blanchett.