Ashtu siç pritej, Keidi Bare është lojtari më i ri i Real Zaragozës. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme transferimin e lojtarit shqiptar përmes kanaleve të veta zyrtare.
Klubi Real Zaragoza ka shpërndarë një video në “Twitter”, ku shihet një shqiponjë që ulet në krahun e Bares dhe ky i fundit që i drejtohet tifozëve me fjalët: “Tashmë jam këtu”.
Gjithashtu, klubi ka shpërndarë një foto të lojtarit fierak me flamurin e Shqipërisë në dorë. Kedi Bare ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Real Zaragozën dhe synon ngjitjen në La Liga në sezonin e ardhshëm.