Ish-bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi mesa duket e ka të vështirë që të kalojë lehtë ndarjen. Ajo ka postuar një foto të një seriali turk “Hercai”, i cili flet për një dashuri të ndaluar.
“Ti e njollose dashurinë tonë. Edhe po të doje nuk do të mund ta rishkruaje sërish këtë dashuri”, është një fragment nga seriali, të cilin Keisi ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj.
Çifti përflitet se janë ndarë prej kohësh, pasi Keisi është kthyer për të jetuar në Kanada, ndërsa Stresi jeton në Kosovë. Dyshimet nisën që pas daljes së Stresit nga burgu. Kejsi i dha e para sinjalet. Ajo fshiu të gjitha fotot me Stresin, hoqi mbiemrin “Lushaj” nga bio në Instagram, dhe nuk e ndiqte më reperin.





