Kristi dhe Keisi janë njohur në “Big Brother Vip”, ku nisën një romancë, e cila nuk pati një fund të lumtur.

Thumba dhe ngacmime ka pasur nga ana e të dyve pas daljes nga shtëpia, por duket se sqarimi i shumëpritur erdhi në “Kepin e Vipave”, ku Keisi është pjesëmarrëse dhe Kristi e vizitoi.

Nuk kisha më asgjë me ty. Mos bëj sikur po të refuzoj. Më beso. Nuk ishim për njëri-tjetrin, nuk kishim shans… Pse u emocionove kaq shumë?” tha Kristi.

Mes lotësh, Keisi u shpreh si më poshtë.

Emocionohem se më kujtohen shumë gjëra, pastaj them është më mirë kështu. Jam e zhgënjyer, prekem.