Kejsi Tola humbi kilogramë për këngën “Iceberg” në “Kënga Magjike”, ajo vazhdon të ushtrohet intensivisht në palestër për të pasur linja elegante dhe të tonifikuara. Artistja ka realizuar një set fotosh të reja në sheshin përballë Universitetit Politeknik të Tiranës. Pozat e artistes nisën nga ambientet e brendshme të Universitetit të Arteve, ku Kejsi ndjek studimet e larta për të vazhduar me sheshin përballë, ndërsa ajo parakaloi me një kostum të bardhë të veshur pa të brendshme.

Kejsi, e cila ka si armë të fortë të fizikut këmbët, këtë herë e ka vendosur fokusin te gjoksi. Ajo ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi ka pozuar edhe me një qen për dore, si për të shprehur me foto sensibilizimin kundër keqtrajtimit të kafshëve. E përkushtuar në koncertet “live”, Kejsi pak kohë më parë ka folur për mediat rreth përkushtimit të saj për të pasur trup në formë.

“Aktivitet fizik bëj shumë rregullisht, pothuajse përditë nga 30 minuta vrap dhe palestër. Sinqerisht nuk e di sa kilogramë peshoj, sepse kam hequr dorë nga fiksimi për çdo gram të shtuar. Thjesht mundohem të ha shëndetshëm pa e kufizuar veten, ama edhe pa e tepruar gjithmonë. Pyetjes nëse i pëlqen të jetë shumë elegante apo paksa e kolme, Kejsi i është përgjigjur: “Unë dua të dobësohem edhe pak, por jo shumë. Më pëlqen të jem edhe pak më e hollë, por e tonifikuar, prandaj vazhdoj palestrën”. /Panorama/





