Në dhjetor të 2018-ës u përfol shumë për marrëdhënien e Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës. Disa gjeste tek-tuk e foto të Kejsit të postuara në profilin e Florit i bënë të gjithë të dyshonin se mes tyre kishte më shumë se thjesht miqësi. Atë periudhë këngëtarët u panë më shumë se kurrë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kaq mjaftoi që portalet të aludonin. Ka kaluar më shumë se një vit dhe vetëm tani Kejsi tregoi si qëndron puna. A ka pasur diçka të vërtetë në gjithë këtë?
E ftuar në Pop Culture, Dojna i drejtoi Kejsit pyetjen për të cilën të gjithë kanë qenë kuriozë. Si qëndron e vërteta e këtij raporti të shumëpërfolur?
“Flor Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë. ‘U rritëm’ ka qenë e para dhe pastaj ‘Më ke mua’, që unë e kam thënë që është kënga e jetës sime, sepse teksti dhe çdo gjë lidhej shumë me mua, por dhe me të gjithë ne. Është një këngë që na përfshin të gjithëve. Flori është një profesionist shumë i mirë edhe kaq mund të them për marrëdhënien me Florin. Unë vërtet e kam shumë xhan”, – është shprehur Kejsi.
Dilema mori fund!





