Këngëtarja shqiptare, Kejsi Tola është kthyer në një kukull miniaturë me veshjet nga performanca e saj në Eurovision 2009.
Ajo është bërë pjesë e një ekspozite në një muze në Suedi dhe këtë e ka zbuluar në një postim në Instagram, ku shkruan "Unë dhe djali blu. Eurovison 2009",
Miniatura është në Stockholm tek "ABBA The Museum" që është krijuar për bandën e pop-it ABBA dhe herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën.





