Ndërkohë që ish-velina Kejvina Kthella shijon aventurën e saj në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vijon me procedurat për sekuestrimin e makinës që përdorte ajo.
Në një njoftim që po qarkullon sot në media, bëhet me dije se në orën 10:00 është zhvilluar seanca për kërkesën e SPAK për sekuestron e automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, i cili rezulton në zotërim të Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.
Deri më tani nuk ka informacione në lidhje me zhvillimin e seancës gjyqësore. Kejvina Kthjella ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave Redjan Rrajën, kryesisht në momentin që ky i fundit ra në pranga për atentatin ndaj Ndojit dhe ish-velina u thirr në Prokurori për tu marrë në pyetje. Prokuroria nisi hetimin e pasurisë së Rrajës dhe mes aseteve ishte dhe mjeti që përdorte Kejvina.
“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.