Deputeti demokrat Belind Këllici mbërriti në SPAK këtë të hënë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta ai dha shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, u shpreh deputeti pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Burimet thanë se ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni,  lidhur më një hetim pasuror që po kryen SPAK.