Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi theksoi se provat që ka paraqitur SPAK, se dëshmitarë kundër Belinda Ballukut janë intimiduar dhe kërcënuar, tregon lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

“Në mbledhjen e sotme pati një zhvillim tronditës. Pati një informacion se SPAK tha se dëshmitarët të përfshirë në këtë dosje nuk janë intimiduar vetëm nga Balluku, por edhe eksponentë të krimit të organizuar. Kjo fakton atë që ne si opozitë e kemi thënë, investitorët strategjikë në vendin tonë nuk bëhen kompanitë e mëdha të huaja, por kjo përdoret për klientët e qeverisë, për persona në burg, favorizon kartelet.”, u shpreh Këlliçi.

Në një intervistë ai theksoi se, sipas asaj që flitet, kryeministri Edi Rama mund të mbledhë këtë javë Asamblenë e PS-së, për të bërë disa ndryshime në qeveri. Ai tha se Rama mund ta shkarkojë Ballukun nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, por duke i garantuar paprekshmërinë nga drejtësia.

“Bazuar në informacionet informale deri tani, vjen një informacion që brenda dy ditësh kryeministri mund të thërrasë Asamblenë e PS për të bërë një makinash në qeveri njësoj si në vitin 2017 me Saimir Tahirin, që e dinte se do të goditej si trafikant droge, së bashku me të hoqi 4-5 ministra të tjerë.

Të njëjtë ngjë do të bëjë edhe këë javë por pa i cënuar imunitetin. Duke garantuar se nuk zbatohet masa e SPAK, e largon nga zv kryeministrja dhe ministrja, dhe i mban në këtë formë imunitetin duke i garantuar paprekshmërinë për sa kohë Rama është kryeministër, sepse sot ai është peng i Ballukut.”, shtoi ai.