Belind Këlliçi është i sigurtë se Presidenti i ardhshëm do të jetë grua.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Këlliçi tha se ka dijeni që kandidatet e Partisë Socialiste janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga.
Sipas tij, këto dy emra kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
“Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS,”– tha Këlliçi.





