Kelly Brook ka konfimuar në adresën e saj në Twitter se është ndarë nga i dashuri i saj Thom Evans, por nga ana tjetër ka siguruar fansat se kjo ndarje nuk ka të bëjë më takimet e saj me ish-in Danny Cipriani.
Ish ylli i rugby-t Thom Evans thuhet se e ka pyetur disa herë Brook për daljet dhe takimet e saj me ish të dashurin Cipriani.
Por Kelly ka pranuar se vendimi për ndarjen pas një marrëdhënieje 2 vjeçare ishte konsensual: Thom dhe unë kemi rënë dakort që të ndahemi para disa kohësh. Kjo nuk ka të bëjë aspak me një të tretë mes nesh.