31 tetor 2015 – Majlinda Kelmendi ka shtuar edhe një tjetër medalje në karrierën e saj. Xhudisjta nga Kosova mori atë të bronxit në Grand Slemin e Dubait, ku vitin e kaluar mori të artën. Kelmendi mposhti në sfidën për medalje gjermanen Maren Kraeh, e cila dëmtoi në përballjen e mëparshme Distria Krasniqin.

Majlinda u eliminua në gjysmëfinale nga braziliania Erika Miranda, por nuk u largua nga ky aktivitet pa medalje. Pak ditë më parë ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slemin e Parisit. Majlinda Kelmendi ka një synim të madh për vitin 2016, të shpallet kampione olimpike në Rio. Në Lojërat Olimpike 2012, që u zhvilluan në Londër përfaqësoi Shqipërinë, por në olimpiadën e radhës që do të mbahet në Brazil verën e ardhshme, do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës.

/portali DurresLajm/