Përmes një postimi në rrjete sociale, Forumi Rinor i PD Durrës, të shoqëruar edhe me foto nga Veliera, shtron dy pyetje për bashkinë.
“1. Çfarë ështe ky konstruksion metalik si kembë e ures?
2. Dhe Pse përmbytet Nënkalimi çdo herë që bie shi?”,- shkruan FRPD Durrës.
Më tej në postim, të rinjtë demokratë të Durrësit shkruajnë se sipas tyre “këto dy pyetje vërtetojnë Vjedhjen Gjigande që ështe bëre me këte investim”.
Prej vitesh, që nga nisja e punimeve, projekti Veliera është kontestuar nga shoqëria civile, qytetarë dhe PD Durrës.
Ndërsa projekti mjaft i kushtueshëm po merr formën përfundimtare, duket se projekti ka pësuar devijime nga ajo që u prezantua me mjaft pompozitet gjatë mandatit të tretë të ish-kryebashkiakut Dako.
Më poshtë po publikojmë foto nga prezantimi i projektit, ku struktura metalike që tashmë ka mbirë në mes të nënkalimit dhe mbikalimit nuk ekzistonte fare.
Ndërsa Durrësi ishte goditur rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të vitit të shkuar dhe pandemia Covid-19, bashkia e Durrësit miratoi një fond shtesë për projektin me vlerë 850 milionë lekë.
Dy pyetje Drejtuar Bashkisë Durrës për Velierën e Rilindur : 1. Çfarë ështe ky konstruksion metalik si kembë e…
Posted by Frpd Dega Durres on Monday, October 19, 2020





