Një këmbë e shkëputur nga trupi është gjetur në binarët e linjës 4 në zonën e Bronx, në incidentin më të fundit të tmerrit në sistemin e transportit publik të New York.
Këmba e gjymtuar u gjet e hedhur në trasenë e linjës 4 në zonën e Bronx dhe policia po përpiqet të zbulojë kujt i përket dhe si përfundoi në shinat e metrosë.
Autoritetet nuk kishin përcaktuar ende nëse i përkiste një burri apo një gruaje, dhe nuk thane në çfarë gjatësie gjymtyri ishte prerë.
Zbulimi i vrazhdë vjen pas një seri incidentesh të dhunshme në transportin publik, duke përfshirë rrahjen e një violiçelisti në stacionin Herald Square si dhe të shtënat e javës qe shkoi në Bronx ku një person humbi jetën.
Mbrëmjen e të hënës një burrë 57-vjecar u gjet i vdekur në një vagon të metrosë së New York, teksa policia tha se mjete për përdorimin e drogave ishin gjetur në trupin e tij.
Gjetja e një këmbe njerëzore të gjymtuar në binarë është një pamje që shokon përdoruesit e transportit, pa llogaritur pasojat për viktimën e ngjarjes.
Kryebashkiaku i New York, Eric Adams, thotë se ka shtuar 1,000 police me uniformë dhe civilë në sistemin e patrullave, por krimi është rritur me 22% që prej nisjes së vitit, sipas shifrave të policisë së metropolit.