Këmbë të fryra, të rënda në stinën e verës? Zgjidhja qëndron në disa rite praktike dhe ilaçe natyrale.

Të kesh ndjesinë e lodhjes së këmbëve që shafqet shpesh gjatë ecjes me shpejtësi, ngjitjes së shkallëve, ngritja e peshave, ushtrimet fizike etj, nuk varet siç mendojnë disa, nga moskryerja e aktivitetit në mënyrën e duhur.

Këmbët ndjehen të lodhura, pasi muskulatura e tyre nuk furnizohet me sasinë e nevojshme të gjakut dhe si pasojë të oksigjenit.

Por kush janë të rrezikuar nga problemet e rëndesës së këmbëve?

Nga studimet ka rezultuar se 60% e europianëve kanë anomali të venave të këmbëve. Kategotitë kryesore të personave që rrezikohen nga fryrja e këmbëve janë:

1-    Kush ka familjarë me probleme të mikroqarkullimit të gjakut. Tashmë është vërtetuar që ndjesia e rëndesës së këmbëve ka bazë gjenetike. Faktori gjenetik mund të përforcohet edhe nga kushte të tjera gjatë jetës si për shembull shtatëzanitë, mbipesha, trauma në këmbë etj, që mund të shkaktojnë variçet.

2-    Kush ndjek një regjim ushqimor të pashëndetshëm. Ushqimet e pasura me yndyrë dhe të varfëra në fibra, si ushqimet e fast food- ve, ushqimet e ngrira apo ato të paketuara, pra që provokojnë mbipeshë, sjellin një lodhje më të shpejtë të këmbëve e venave.

Të paturit e shqetësimeve me këmbët është kryesisht një problem femëror, por jo vetëm. Gjaku tenton si pasojë e forcës së gravitetit të qarkullojë për poshtë dhe vetëm në pjesën e pulpës gjaku kthehet drejt zemrës.

Valvulat që janë prezente në brendësi të venave, ndihmojnë rikthimin e gjakut venoz. Por, kur gjaku nuk arrin të ngjitet në venë, i vendosur nën tension muri i venës bëhet gjithmonë e më pak rezistent dhe tenton të çahet, duke humbur kështu aftësinë normale në qarkullimin e gjakut. Në këtë rast shkaktohen arteriet e çara si pasojë e qarkullimit jo të mirë të gjakut.

3- Nga këmbët e fryra rrezikon të preket edhe kush bën pak aktivitet fizik, pasi ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Rrezikohen nga problemet me venat ata që bëjnë një jetë sedentare, por edhe ata që qëndrojnë për një kohë shumë të gjatë në këmbë.

Simptomat e problemeve me mikroqarkullimin e gjakut:

-Këmbë të rënda veçanërisht gjatë darkës, pas një qëndrimi të gjatë në këmbë.

-Vena të kuqe të dukshme mbi sipërfaqen e këmbëve.

-Fryrje e përqëndruar në zonën poshtë kaviljes.

-Kruarje dhe ngërçe muskulare sidomos në zonën e pulpave, shoqëruar me ndjesi nxehtësie.

Të gjitha shqetësimet janë më intensive në fund të ditës, pasi keni qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë, në ditët e ciklit menstrual dhe gjatë stinës së nxehtë të verës.

Si të evitojmë fryrjen e këmbëve

-Pas një ditë të lodhshme është e këshillushme të frekoni këmbët me ujë të ftoftë pasi  t’i keni tharë ato me peshqir, ngrijini në mënyrë vertikale, mbështetur pas murit për rreth 1 minutë.

-Më pas duhet të aplikoni xhel freskues me bazë bimore që ka efekt qetësues për këmbët. Përdorimi i një xheli të përshtatshëm çdo ditë në mëngjes dhe darkë, redukton fryrjen e këmbëve. Ndërsa në rastet e dhimbjeve shumë të forta duhet patjetër të konsultoheni me ndonjë mjek, apo të merrni në farmaci ndonjë kompresë qetësuese.

-Aktiviteti fizik ideal për të parandaluar fryrjet e këmbëve janë ushtrimet e lehta si: joga, biçikleta, noti dhe ecjet. Por kujdes! Mos ekzagjeroni me ushtrimet fizike, aktiviteti i rënduar mund të sjellë plasaritjen e arterieve.

-Kush qëndron ulur për një kohë të gjatë, duhet të çohet çdo 30 minuta dhe të bëjë disa hapa për të ndihmuar qarkullimin e gjakut, ndësa kush qëndron gjatë në këmbë duhet të ngrihet herë pas here në majat e gishtave dhe të ulet për të kontraktuar muskujt e pulpave.

Ushqimet e përshtatshme

 Ushqimet e përshtatshme për të patur një metabolizëm të shëndetshëm janë proteinat që merren nga frutat e detit, peshku, mishi i pulës apo i gjelit të detit si dhe djathërat me pak yndyrë.

Po ashtu dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me karbohidrate si bukë dhe makarona integrale, fruta e perime. E ndërsa vajrat më të këshillueshëm janë vaji i ullirit dhe i farave të linit. Të pasura me yndyrna të shëndetshme, janë gjithashtu edhe frutat e thata.