Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore në Qerret të Kavajës.
Nga burimet zyrtare mësohet se mjeti me drejtues shtetasin S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





