Një aksident me vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit, në afërsi të fshatit Shtoj.

Një person i moshuar ka mbetur viktimë e aksidentit tragjik.

Mësohet se këmbësori i ka prerë rrugën mjetit, i cili e ka përplasur për vdekje.