Një automjet tip “BMW X5” ka përplasur një këmbësor te mbikalimi i Plepave në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku nga të dhënat e para i plagosur ka mbetur një djalë i ri i moshës rreth 30 vjeç.

Ai ka qenë duke lëvizur në rrugë te mbikalimi ku nuk lejohet kalimi i këmbësorëve. Pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ku kjo e fundit ka bërë transportin e tij drejt Tiranës.

Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia në vendin e ngjarjes po bën të mundur devijimin e trafikut.