Një grua është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Levan – Tepelenë.
Nga burimet zyrtare mësohet se 35-vjeçarja E.K., ka mbetur viktimë, pasi u përplas shtetasit E.A..
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).
Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





