Një 26-vjeçare ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi është aksidentuar nga një makinë në plazhin e Golemit, ndërsa autori është arrestuar.
Policia njofton se ditën e sotme është prangosur në flagrancë shtetasi P.R., vjeç 19, banues në Kavajë.
Më datë 02.07.2018, 19-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren A.T., vjeçe 26, banuese në Peqin në rrugën dytësore “Bulevardi i Pishave”.
Për pasojë e reja ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. 19-vjeçari akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", sipas nenit 290 të Kodit Penal.





