KEMBRIXH– Qyteti i Kembrixhit që njihej ndryshe si qyteti i universiteteve, tani mund të njihet edhe si kryeqyteti i seksit për Britaninë e Madhe. Sipas THE SUN një sondazh tregon se banorët e këtij qyteti dalin më shpesh për takime dhe kryejnë më shumë marrëdhënie se në çdo vend tjetër.
Ky qyteti cilësohet si më liberali dhe një e pesta e qytetarëve të martuar kanë pranuar se kanë tradhtuar “pa pasoja” partnerin e tyre. Qytetet më konservatore janë Worcester, Peterborough, Glasgow, Bangor dhe Nottingham.
Sondazhi është kryer nga faqja e specializuar për takime ForgetDinner.co.uk. Një zëdhënës i saj thotë se është surprizë që Kembrixhi del si qyteti më liberal, pasi ky qytet është i famshëm për universitetet e tij dhe ka një imazh akademik.