“DurrësLajm” mëson dëhsminë e parë dhënë në policinë e Durrësit nga Marius Musaku 32-vjeçari nga Lushnja që u vu në pranga pasi akuzohet se ka mbajtur për disa me radhë peng në një banesë Ersida Dyrmishin, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, kundrejt kërcënimeve.
Sipas deklaratës që ka dhënë ai para uniformave blu, ka përgënjeshtruar faktin e mbajtjes peng. Ai mohon ta ketë rrëmbyer Ersidën, por që kanë qenë me dëshirën e të dyve bashkë pasi kanë një histori dashurie.
“Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me deshirën e saj. Ne kemi një hsitori dashur, kemi qenë bashkë këto ditë”, mësohet të jetë shprehur ai para policisë.
Ai u arrestua pas denoncimit që bëri 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi së bashku me bashkëshortin e saj.
Fillimisht policia raportoi se mbajtja peng ndodhi në hotel, por më pas u sqarua se bëhej fjalë për një banesë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.”
Nëna e dy fëmijëve rezultonte e zhukur që prej 25 korrikut.





