Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e famshme botërore, Rihanna ka kërkuar falje pasi u akuzua për fyerje të fesë islame.

Riri shkruan se ka qenë një veprim pa qëllim të keq, ndërsa shton se është e lënduar nga ajo që ka ndodhur.

“Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madhe që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim. Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona muslimanë, dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin.”

32-vjeçarja po përballet me shumë reagime nga interneti pasi ajo është akuzuar për mosrespektim të vlerave të Islamit duke përdorur gjatë shfaqjes së radhës së “Savage X Fenty” një këngë që ka vargje të Hadithit.