Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me gazetarët në Kryeministri, theksoi se është parapaguar për blerjen e vaksinës Covid nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vendi ynë do ta ketë sapo ajo të jetë e disponueshme.

Nëpërmjet instrumentit Covax kemi parapaguar 3,9 milion euro për të siguruar vaksinën Covid duke porositur 1 milion e 140 mijë doza” tha Manastirliu.

Testimet janë rritur me 4 herë dhe gjithashtu po punohet për aksesimin e testeve të shpejta të antigenit me qëllim zgjerimin e kapaciteteve aktuale të testimit.

“Po punojmë dhe jemi në procedurë prokurimi për futjen e testeve të shpejta antigene për të rritur aksesina aktual të testimit dhe gjurmimit”, tha Manastirliu.

“Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenareve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës”, deklaron ministrja.

Manastirliu tha se Shqipëria është vlerësuar nga raportet ndërkombëtare gjë që tregon për përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në vend falë investimeve dhe trajtimeve të ofruar falas për qytetarët.

“3 raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë vlerësuar sismtein shëndetsor shqiptar në vitet e fundit. “The Lacnet” ka vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë duke kryesuar vendet e rajonit për efektshmërinë e trajtimit mjekësor. Blomberg’s Global Health Index ka rënditur Shqipërinë në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë. Global Health Security Index rendit Shqipërinë në vendin e 39 ndër 195 vende për përgatitjet e përballimit të pandemisë” tha ajo.