Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehet se grupi parlamentar i demokratëve nuk tërhiqet nga kërkesa e tij, duke i kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha të bëjë hap pas.
Alibeaj tha se PD-ja nuk mund të pëballet me qeverinë, pasi ka pas vetes një person non grata.
“Si mund të përballesh me regjimin duke pasur pas vetes shqiptarin “non-grata”. Kjo besoj është e qartë, duhet në fillim që të kesh një moral politik. Ky është kushti i vetëm që ne kemi vendour për të pasur një bashkim.
Në takimin që kam patur me deputetët kanë shprehur një qëndrim të qartë për aktin e distancimin nga grupi parlamentar të zotit Berisha.”, tha Alibeaj





