I ftuar në studio me Juli Xhokaxhi ditën e sotme ishte Ervin Salianji i cili deklaroi se do të publikojë në vazhdim prova dhe fakjte të reja që tregojnë lidhjet në trafikun e drogës të vëllait të ministrit të brendshëm Agron Xhafaj.
Sipas Salianjit, Agron Xhafaj është ortak dhe partnerë me personat që janë kapur përpara disa muajve me tonelata droge në shtetin grek.
Juli Xhokaxhi: Jo më larg se dje keni deklaruar se do të publikoni prova dhe fakte tëreja. A mund të na thoni dicka?
Ervin Salianji: E kam thënë pak por po pres që të marr konfirmimet të plota por nga i njëjti grup i strukturuar kriminal që ka denoncuar gazetari dhe Albert Veliu, në Gusht janë kapur tonelata me drogë në Greqi, disa skafe, të cilët janë ortakë, partnerë dhe shoferë që rrinë gjithë kohën bashkë me Agron Xhafajn. Kështuqë në momentin që do ti faktojmë, do ti bëjmë publike. Ashtu sic thuhet dhe në Aktekspertimi britanik që ka vërtetuar se zëri në audio përgjim është i Agron Xhafaj dhe ka përjashtuar kategorikisht një Agron tjetër që ka futur SHISH për të ngatërruar akt-ekspertimin. Pra kanë gjetur një agron tjetër që të bëjnë cfarëdolloj marifeti dhe ngatërrese për të mbuluar Agron Xhafajn.
Juli Xhokaxhi: A po mblidhni prova të tjera?
Ervin Salinanji: Ka shumë prova aty që do të ndërtohej narrativa e cila duhet të ishte bërë tashmë. Ne do ti drejtohemi edhe SPAK në vazhdim për këtë cështje. Gjithsesi është shumë e habitshme që Agron Xhafaj nuk doli kurrë me zë dhe figurë për të mohuar se zëri në përgjime nuk ishte i tij, Ai e deklaroi këtë vetëm me një shkresë./abcnews.al





