Argita Malltezi ka bërë një “skaner” të gjendjes së rënduar, me të cilën, sipas saj, po përballen shqiptarët gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
E ftuar në A Show, Malltezi theksoi se Shqipëria ka rrëshkitur në një monokraci, drejtësia është e kapur dhe shteti është i përqëndruar i gjithë në duart e Edi Ramës.
Malltezi: “Ajo që unë e vlerësoj shumë, jo vetëm në rastin tuaj, por në përgjithësi është maturimi i njerëzve të cilët nga këndvështrime të ndryshme politike, nga fusha të ndryshme të jetës, por në këtë rast në media, kanë vendosur të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri për vlera të cilat mbeten universale. Përtej kaheve politike, këtu nuk është se po përballet PD-ja me PS-në. Po përballemi me një kulturë që është kundër vlerave të këtij vendi. Që ka çuar në shpopullimin e vendit, që ka çuar në kapjen e drejtësisë. Që ka çuar në rrëzimin e shtetit ligjor.
Dhe çdokush që qëndron tregon një maturi përveçse edhe një përgjegjshmëri qytetare shumë të zhvilluar. Kështu që pa patur asnjë lloj rëndësie se ku ka qëndruar kush në një moment të caktuar, ka plot aktorë të jetës publike sot që kanë qëndruar, ndoshta edhe në ekstremitete të spektrit politik, por sot bashkohemi në një luftë të përbashkët ndaj, jo ndaj një force politike, jo ndaj një filozofie politike, por ndaj një ideologjie që është ndryshe nga ato që kemi njohur më përpara. Një ideologji që synon të na ndryshojë në ADN-n tonë si popull. Të largojë shqiptarët nga vendi. Të vjedhë pronat e shqiptarëve në bregdet, në mal, në miniera, në burime kudo që janë. Për çfarë do lloj axhende… them se te gjitha janë mbledhur, sepse në këndvështrimin e tyre që dallon nga ai i dikujt tjetër shohin produktin negativ të kësaj që ofron kjo qeverisje si axhendë.
Asnjë gjë nuk është e pakthyeshme në jetë! Asnjë gjë nuk është e skalitur në gurë! Kuptohet që disa gjëra janë shumë të vështira për t’u rikthyr, kërkon më shumë punë. Por unë mendoj që njeriu vetëm të ketë vullnet dhe nuk ka gjë që për të cilën nuk mund ta përmirësojë gjendjen. Nuk po them që nuk them që nuk arrin atë që do, unë normalisht do thosha që s’arrin që do, por në rastin më konsevator do të thosha që e përmirëson gjendjen. Kështu që kjo është një gjë që kërkon vetëm vullnet politik.
Dhe nëse do të më lejosh do thëm diçka: Shqipëria sot është shumë më keq sesa aq unë e përmblodha në fillim. Sepse ne kemi rrëshqitur në një narko-diktaturë. Ose në një mobokraci që e quan Huntington. Pse? Bandat, jo vetëm kanë lidhje me pushtetin për t’i shërbyer në mënyrë të ndërsjelltë njëri-tjetrit, por tashmë kanë penetruar në ekonomi. Para disa kohësh nga gazetarë investigativë u dha një shifër, 3.8 miliardë janë investimet në ndërtim, nga të cilat vetëm 800-milionë kanë dalë nga bankat. Pra, 3-miliardë kanë dalë nga bota e nëndheshme që nuk dihet se si janë, nga kanë dalë. Vetëm kaq mjafton për të kuptuar sesa e vërtetë është ajo që thuhet se kartelet e drogës, të huaja dhe shqiptare, lajnë paratë me investime në Shqipëri.
Drejtësia është e kapur, shteti është i përqëndruar në duart e një njeriu, të Edi Ramës, për axhendën e tij, për axhenda më të gjera, kjo është tjetër gjë.
Ai kontrollon drejtësinë, kontrollon pushtete më shumë se ç’ka kontrolluar Ramiz Alia në ’91. Kush është rezultati? Nuk është rezultati vetëm arrestimi i Sali Berishës, i Fredi Belerit, pcodedimi i Ilir Metës, i Fatmir Mediut, pra i gjithë spektrit opozitar. Jo! Rezultati i ka trokitur dhe do t’i trokasë më shumë shqiptarëve në derën e shtëpisë duke u vjedhur pronat në bregdet, për kinse investitor strategjik, do t’u marri pronat në male, do t’u marri minierat, burimet natyroret natyrore. Po shikoja para disa ditësh lajmin për ndryshimin e rrjedhës së lumit për të çuar ujë jashtë shtetit dhe një shtet mund të bëjë edhe një gjë të tillë, po jo kur më pak sesa dy orë larg një fshat del dhe proteston dhe thotë, ju lutem dy orë në ditë, pashë kronikën që kishin dalë banorët dhe nuk kërkonin më shumë, dy orë ujë në ditë, është minimale. Kështu që e gjitha kjo është një situatë katrastrofike në të cilën siç thashë ne kemi rrëshqitur. Nuk u çuam një mëngjes dhe pamë që na kishte ardhur armiku te dera e shtëpisë.
Ne fjetëm në ato vite kur fillimisht u sulmuan të dobëtit që s’kishin para të paguanin dritat, pastaj qeshëm kur filloi shpopullimi gradualisht, (zonat periferike)…derisa e keqja u bë më e fuqishme se në. Por njerëzit unë mendoj që qendrojnë, unë mendoj se mund të qëndrojnë për të arritur atë që duan.”