Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu ka dhënë përgjigje për çështjen e kriminalitetit pyetjeve të deputetit të PD-së, Ervin Salianji në interpelancën që kërkoi ky i fundit.
Çuçi tha se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht, ndërsa solli disa shifra të kriminalitetit në vend.
“Narkotikët meqë e përmendni shpesh si një fenomen të shtuar. Indikatorët flasin qartë për rritje të cilësisë së hetimeve dhe si rrjedhojë të zbulueshmërisë së këtyre rasteve penale. Jam lodhur për të gjetur statistika të 2013 për shumë raste, por gjeta një të 2006 si përfundim ku ishin evidentuar 444 raste të ndëshkimit i kemi çuar në 2021-shin 3168. Dhe të vijmë pastaj të çështja më e debatueshme që lidhet tek numri i vrasjeve me dashje. Këtu kemi një statistikë që besoj unë që çdo njeri që do të mësojë të vërtetën s’ka nevojë fare të bëjë koment. Në 2006 ishin 87 vrasje me dashje me numër viktimash 95, në 2007 ishin 103 vrasje me dashje me numër viktimash 105, në 2008 ishin 88 vrasje me dashje me numër viktimash 93. Dhe për të ardhur duke u rritur në 2011, 124 numri i vrasjeve me 142 viktima. Në 2012, 126 numër vrasjesh në vit me 157 numër viktimash, vrasje me dashje flasim gjithmonë. Në 2013, 107 numër vrasjesh me 124 numër viktimash. Kur fillon 2014, 2015 fillon një trend zbritës që fillon nga 2014 me 98 vrasje me dashje me numër viktimash 134 deri në 2021 që e kemi ulur në 61 numër vrasjes me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi, vrasje me dashje. Këto janë statistika nuk janë opinione, kështu që i detyruar… Kemi edhe 8 mujorin tani sigurisht ku jemi që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Pra e kemi gjetur në 2012, 126 dhe tashmë e kemi 61, gati më shumë se e përgjysmuar. Nuk mund të jemi krenarë për mesatarisht 60 vrasje me dashje dhe 74 viktima në vit që nga viti 2014 në 2021, por duke parë shifrat që mesatarja nga 2006 në 2013 ka qenë më 105 vrasje me 117 viktima padiskutim që këtu duhet të bëjmë të gjithë diferencën dhe duhet t’i japim falenderime policisë për punën që ka bërë për parandalimin e vrasjeve me dashje”, tha Çuçi.