Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari zbuloi për herë të parë në “S’e Luan Topi” se është ndarë nga bashkëshorti.

Ajo u shpreh se tashmë ai jeton në Amerikë, por janë gjithmonë aty për vajzën e tyre.

Ish-deputetja u shpreh se i japin shumë dashuri vajzës së tyre, që të mos ndjehet sikur familja është e paplotë.

“Ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj nuk është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj.

Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, Por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh ajo.