Në këto ditë të vështira që po kalon Italia, solidariteti me popullin italian ka qenë i madh.

I fundit vjen nga qyteti Bamberg, në Gjermani, ku banorët e një blloku banesash i kanë përcjellë një mesazh solidariteti popullit të Italisë.

Duke marrë shkas nga një sërë videosh virale, ku banorët këndonin nga ballkonet e tyre në Napoli dhe qytete të tjera italiane, edhe gjermanët kanë bërë të njëjtën gjë.

Me këngën e famshme “Bella ciao”, ata kanë përshendetur gjithë italianët e izoluar për shkak të koronavirusit.