19 qershor 2015 – Ora e çeljes së iftarit për besimtarët myslimanë, në ditën e dytë të muajit të Ramazanit, përkoi me kohën kur në Durrës po zhvillohej mitingu përmbyllës i PS-së. Nisur dhe nga fakti i afërsisë së sheshit “Liria” me xhaminë e qytetit, organizatorët kanë pezulluar mitingun, aq sa ka zgjatur dhe koha e këndimit në xhami.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”