Një komediane ka habitur mjekët gjatë një operacioni për heqjen e trurit.
Sarah-May Philo tregoi shaka dhe madje këndoi operan klasike Ave Maria teksa kirurgët po i hiqnin një tumor gjatë një operacioni që zgjati nëntë orë.
34-vjeçarja e dinte se duhej që të qëndronte zgjuar për të matur funksionin e trurit, por dialogu i saj me stafin mjekësor shkoi përtej çdo pritjeje.
Kur ajo u sëmur në vitin 2016, mjekët zbuluan një tumor në trurin e saj me të cilin Sarah-May po jetonte prej më shumë se 15 vitesh.
Tumori, i quajtur një oligodendroglioma, duhej të hiqej dhe 34-vjeçres do t'i duhej të qëndronte zgjuar për pjesën më të madhe të operacionit.
"Kishte masën e një topi tenisi dhe mjekët lanë 15% të saj brenda. Kjo sepse ndikonte të folurin tim. Unë qëndrova zgjuar gjatë gjithë kohës dhe ata kuptonin kur heqja e tumorit ndikonte në të folurën time. Kështu që mu desh të flisja vazhdimisht për tetë orë."
Fillimisht ajo fliste dhe bënte shaka me stafin mjeksor. Por Sarah-May iu kërkua nga mjekët që të këndonte një këngë dhe 34-vjeçarja përfundoi duke performuar një version të Ave Maria.
"Gjithmonë më pëlqenin programet mjekësore. Isha shumë, shumë kurioze. Kam bërë fotografi gjatë operacionit dhe tani kam një album të fotografive brenda trurit tim!"
Pas trajtimeve me radioterapi dhe kimioterapi, ajo ndihet më mirë dhe është kthyer në punën e saj si një mësuese për njerëzit me nevoja të veçanta.
Kirurgjia u zhvillua në mars të këtij viti në spitalin universitar të Mbretëreshës Elizabeth në Glasgow.





