Këngëtarja shqiptare Era Istrefi vijon turin për xhirimet e klipit më të ri të këngës “Live It Up” që është kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”.
Pak ditë pas publikimit të këngës, Era, Nicky dhe Will po xhirojnë aktualisht edhe klipin, i cili pritet të publikohet më 7 qershor.
Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë kjo foto nga xhirimet, ku Era shihet së bashku me Nicky-n dhe Will-in. Këta dy të fundit kanë ngelur me gojë hapur teksa shohin Erën të veshur shumë seksi.





