Mozzik dhe Noizy padyshim janë dy nga reperta më në zë të momentit, këngë e të cilëve njohen gjerë nga publiku.
Para disa ditësh, ata bashkuan forcat dhe sollën një super bashkëpunim që mban titullin “Bonjour Madame”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm.
Klipi i këngës nis me një pjesë kur Mozzik thotë “Hey Siri. Play Bonjour Madame”. Mirëpo, fansat thonë se në fakt kjo pjesë është një diss i hapur për MatoLale-n.
Ky i fundit dëgjohet në këngën e tij, “Dybala”, duke thënë në “Hey Siri” ndërsa qesh.
Sjellim në vëmendje se para pak muajsh, Noizy dhe MatoLale u përfshinë në një debat virtual.
E gjitha nisi kur MatoLale publikoi këngën e tij “Resto”, që hapur ishte një “diss” për Noizy-n.
Mes rreshtave të këngës ai përmend edhe mikun më të mirë të Noizy-t, Varrosin.
“Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet MatoLale në këngë.
MatoLale e pranon se Noizy e ka mbështetur në fillimet e karrierës dhe thotë se e ka dashur si vëlla dhe nuk priste që të merrte “diss” prej tij.
Ndër të tjera ai e akuzon Noizy-n si të pabesë dhe se ndihet i rrezikuar nga MatoLale si reper i ri.