Artisja e njohur Shakira, në muajin janar publikoi një këngë e cila u pëlqye shumë nga fansat. Këngëtarja synonte të provokonte ish-partnerin e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re.

Duket se Shakira nuk ka ndalur me kaq, duke publikuar këngën e saj më të re ‘TQG’, së bashku me Karol G.

Shakira këndon në spanjisht duke thënë se është  “tashmë e kompletuar me veten”.

“Nuk je më i mirëpritur këtu, Pashë çfarë më hodhi e dashura jote. Nuk më zemëron,qesha.” Në refren, 46 vjeçarja bashkohet me 32-vjeçaren Karol, e cila i dha fund fejesës së saj me Anuel AA në 2021, për të paralajmëruar “të dashurat e reja” të ish-ve të tyre se nuk “konkurrojnë për meshkuj”.

Lajmet për ndarjen e tyre erdhën në qershor 2022 kur u bë me dije se Shakira dhe Piqué ishin ndarë pas 11 vitesh së bashku.