Një sfidë karaoke e ardhur përmes një zarfi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një moment tejet emocional për Luiz Ejllin, i cili u pa i përlotur gjatë interpretimit të një kënge të njohur.

Luizi, i cili u fut të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të qëndruar vetëm disa ditë, është pjesë e një dinamike të veçantë në këtë edicion, ku ai garon vetëm me Artan Kolën, pa dijeninë e banorëve të tjerë. Gjatë ditës së sotme (e hënë), një zarf i ardhur në shtëpi i vuri dy artistët përballë një sfide karaoke, ku ata duhej të këndonin së bashku.

Në momentin që u lëshua kënga “Kush të ndau prej meje” e Shpat Kasapit, atmosfera ndryshoi menjëherë. Luizi u pa dukshëm i prekur emocionalisht, me sytë e mbushur me lot, duke treguar se kënga i ngjalli kujtime dhe ndjesi të forta personale.

Kënga i përket Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë në fund të muajit nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, teksa ndodhej në Itali me familjen. Largimi i tij i parakohshëm la një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik shqiptar.

Momenti i përjetuar nga Luizi nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku, duke u kthyer në një nga skenat më prekëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5.

PREKËSE/ Kënga e Shpat Kasapit dëgjohet në shtëpi,