BLEDI MANE
6dhjetor 2015 – Ndryshime nuk gjej dot. Bej ti krahasoj dhe po njesoj me dalin.
Harton listë deputetesh Lul Basha, Edi Rama, Ilir Meta, Shpetim Idrizi, liste me kengetare harton edhe Ardit Gjebrea.
I leshojne ne fushate elektorale kandidatet e tyre Rama,Meta,Basha,Idrizi, ne garen paraeleminatore i
leshon edhe Arditi artistet.
Fitojne mandatet gangot deputete te Lulit, Edit, Lilit, Shpetimit dhe rrasen ne parlament e po te njeten linje ndjek edhe Gjebrea me kengetaret finaliste duke i rrasur ne Pallatin e Kongreseve.
Gjate fushates gangot deputete lësistë, pësëistë, çamë, demokratë kane qene aktivë e llafazanë por kur e shohin veten ne foltoren e parlamentit u dridhen leqet e goja u mbyllet se dalin zbuluar.
Gjate provave pa mikrofon ne goje edhe artistet e Kenges Magjike shkelqejne me playback por kur shfaqen para audiences per te kenduar Live, treten si qiri nga turpi.
Ca nga deputetet e Rames e Metes dalin me diploma fallco, me zërin fallco dalin edhe artistet e Gjebresë. Zihen deputetet e Lulit me te Edit ne Parlament,zihen dhe artistet e Gjebrese ne Koncert.
Vjedhin vota deputetet, vjedhin vota dhe artistet.
Manipulojne elektoratin deputetet, manipulojne audiencen dhe artistet. 3 mije euro kerkon nje deputet per nje vend pune, 3 mije euro kerkon nje kengetar per dasëm.
Ha dru deputeti Strazimiri ne Parlament,ha dru dhe kengetari Mumajesi ne koncert…
Tragjike, komike aspak magjike në këtë vend kultura e politikës dhe politika e kulturës!
/tema/