Endri dhe Stefi Prifti nuk ruajnë një raport të mirë me Flori Mumajesi sikurse dihet prej vitesh.
Stefi ka treguar se e gjitha nisi nga një këngë që kantautori do u bënte atyre dhuratë, por Endri dhe Stefi patën vonesa për arsye të ndryshme familjare, derisa kaloi në neglizhencë. Kjo nuk u prit mirë nga Flori i cili ia kishte dhënë dikujt tjetër këngën.
“Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera.
Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh. Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin.
Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Por nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese.”– u shpreh Stefi i ftuar në “Glamour Zone”.
Ai tha se nuk mbaroi e gjitha me kaq pasi ata kanë patur edhe një debat tjetër. Stefi përmend një bisedë me Flori Mumajesin në telefon, pas një debati në ‘Kënga Magjike’.
“Më pas patëm një debat edhe në “Kënga Magjike”, ku Floi u paraqit me një këngë të Artiolës dhe Brunos. Ishte çështje koncepti. Unë e shikoja se ishte një këngë shumë e bukur por jo për një festival modern. Aty më mori në telefon ku patëm një debat jo fyes.”- tregoi ai.